![]() Ti, po pikërisht ti, që po kërkon emrin tënd në listën e afishuar në shkollën tënde, aty ku tregohet se cilët student janë kalues, ata që ia dolën të kalonin vitin. Por emri yt nuk ndodhet aty. Ti që pret me durim që të të thërritet emri kur skuadrat zgjedhin pjesëtarët e tyre më të mirë. Por emri yt lihet për në fund. Ti që ëndërron që emri yt të hyj në “listën e kontakteve” të djalit më të simpatik në shkollën tënde. Por nuk ke asnjë shans që kjo gjë të ndodh. Ti që dëshiron të bësh pjesë në grupin e “vajzave elitare”. Por ai grup nuk ka vend për një si ti. Ti që punon me orare të zgjatura, shërben me përkushtim dhe shpreson të paktën për një ngritje në detyrë. Por jo, askush nuk të vë re, e dashur. Ti që shkon në shtrat duke qarë dhe duke shpresuar që jeta të ishte ndryshe. Por duket sikur pashpresshmëria është mikja jote e vetme. Ti që ke fëmijë që nuk sillen siç duhet dhe që ke një martesë që është “vite drite” larg nga aventura romantike që ti kishe menduar. Zhgënjimi yt kuptohet lehtë nga uniforma jote e përditshme; tutat e pambukta dhe flokët e kapura bisht gjithë kohës. Ti që nuk i ndalon dot së dridhuri duart nga i ftohti i hidhur që pushton çdo cep të shtëpisë tënde. Ty nuk të mjaftojnë lekët për të paguar faturën e ngrohjes. Ti që i tmerrohesh mbrëmjes dhe territ që po afron, ti të cilës vetmia i është bërë ilaçi më i vështirë për t’u gëlltitur kundrejt gjithë ilaçeve të shumtë që trupit tënd i duhen për të përballuar jetën. Ti që mendon se askush nuk të sheh, nuk të do, nuk të vë re dhe se nuk i intereson askujt. Më lejo të të them diçka. Ai është i interesuar për ty! Ti mund të pyesësh: - Kush? Ai që e njeh emrin tënd, përpara se ai të regjistrohej në çertifikatën tënde të lindjes apo në çfarëdo dokumenti tjetër të të dhënave personale. (...ti ke gjetur hir në sytë e mi dhe unë të njoh personalisht. Eksodi 33:17) Ai që të zgjodhi dhe të caktoi për shtigje më të larta, kohë më përpara se kjo mundësi t’i ofrohej ndonjë skuadre. (Para se unë të të formoja në barkun e nënës sate…të kam caktuar... Ju në fakt jeni vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë… Jeremia 1:5, Efesianëve 2:10 (versioni NTL i përkthimit të Bbilës, e perifrazuar)). Ai që të do me një pasion dhe dashuri të paskajshme. Dashuria e Tij për ty është e pakrahasueshme, Ai të quan “e dashur” dhe ti i ke pushtuar zemrën (Ti je e tëra e bukur, mikja ime dhe nuk ka në ty asnjë të metë. Kantikui i Kantikëve 4:7). Ai që të ka bërë pjesë të familjes së Tij. Ti je plotësisht dhe përgjithmonë e pranuar, e mirëpritur dhe e dashur. (Ishte një ditë e lumtur për Të, kur na dha jetën e re përmes së vërtetës së Fjalës së Tij dhe ne u bëmë si të ishim fëmijët e parë në familjen e Tij të re. Jakobi 1:18 (versioni LB i përkthimit të Biblës)). Ai që të sheh atëherë kur nuk të sheh askush. Ai të sheh ty kur vjen dhe kur shkon, kur punon dhe kur pushon, kur shërben dhe kur ti jep. Asgjë nuk i shpëton zemrës së Tij. (Syrit të Perëndisë nuk i shpëton as edhe një harabel i vogël. Ju keni gjithë vëmendjen e Tij, deri në detajin më të imët, madje Ai numëron çdo fije të flokut tuaj! Luka 12: 6-7 (versioni MSG i përkthimit të Biblës)). Ai që sheh lotët dhe vuajtjet e tua, që të ngushëllon në dhimbjen më të thellë dhe vajtimin e zemrës tënde. (Ti i ke numëruar pikëllimet e mia dhe i ke vendosur lotët e mia në shishen tënd. Ti i ke regjistruar secilin prej tyre në librin tënd. Psalmi 56:8 (versioni NTL i përkthimit të Biblës)). Ai që të mbështjellë në krahët e Tij të përjetshëm dhe të pëshpërit ëmbëlsisht jetë dhe vërtetësi edhe kur ti ndihesh plotësisht e rrënuar, e dështuar dhe jo në lartësinë e situatës. (Hiri është i rremë dhe bukuria nuk zgjat, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet. Fjalët e Urta 31:30 (versioni NTL i përkthimit të Biblës)). Ai që siguron dhe tepron në çdo nevojë tonën. Që kujdeset për ne dhe për gjërat që na shqetësojnë. Ai që jep dhe jep sërish me bollëk. (Ai e ngre të mjerin nga pluhuri dhe e heq të varfërin nga plehrat. Ai i ul ata bashkë me princat dhe i vendos në frone lavdie. Sepse gjithë bota i përket Zotit dhe Ai vendos rregull në të. 1 Samuelit 2:8 (versioni NLT i përkthimit të Biblës), shihni gjithashtu Filipianëve 4:19). Ai që qëndron gjithmonë përkrah jush dhe nuk ju lë vetëm, sepse Ai është gjithmonë me ju. Ti mund të ndihesh me të drejtë vetëm, por mikja ime, në Të nuk je asnjëherë vetëm, sepse ti i përket Atij. Ai është i kudo gjendur, ngado që të hedhësh vështrimin, Ai ndodhet aty me praninë e Tij. Ai na rrethon me jetë për të ndezur jetën në ne. Ai gjendet në çeljen e luleve dhe aromave të tyre dehëse, në shkëlqimin rrëzëllyes të diellit, në qëndresën madhështore të maleve, në cicërimat e ëmbël të zogjve, në lëvizjen e pandërprerë të tokës...Ai është kudo. (Unë jam një Perëndi që gjendet kudo dhe jo vetëm në një vend.... Zoti, Perëndia yt, që banon në mesin tënd. Ai është i fuqishmi që shpëton. Ai do të mbushet me gëzim për ty. Në dashurinë e Tij do të qetësoj gjithë frikërat e tua. Ai do të gëzohet për ty me britma gëzimi. Jeremia 23:23 (versioni GNT i përkthimit të Biblës), Sofonia 3:17 (versioni NLT i përkthimit të Biblës)). Askush tjetër nuk mund të na dojë apo të na flasë me sigurinë me të cilën na do dhe na flet Perëndia ynë. E vërteta e Tij është jetësore për ne, ajo ushqen shpirtrat tanë, ashtu sikurse buka ushqen trupat tanë. Prania e Tij është si uji i gjallë për ekzistencën tonë, ajo freskon dhe shuan zhuritjen e zemrave tona. Ai është i mirë dhe vetëm i mirë, mikja ime! Ai është i denjë për t’u besuar dhe Ai të sheh ty, pikërisht ty, dhe jo vetëm kaq, por Ai të do. Jezusi na do kaq shumë sa Ai dha edhe jetën e Tij për ne.
0 Comments
|
Përshëndetje...Emri im është Lirika, por shumica e njerëzve që më njohin më thërrasin Lea, si për më thjesht ashtu. 😊 Archives
October 2018
Categories |